Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iricani i KFOR-it i falënderon ushtarët armenë për shërbimin në Kosovë

NULL NULL
15.01.2025 18:43

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë ceremonisë, Irican ka falënderuar ushtarët armenë për përkushtimin e tyre dhe nënvizoi nivelet e larta të gatishmërisë dhe profesionalizmit të treguar gjatë shërbimit.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.