16:41, 17 Prill 2019

Një iraniane e cila u bë gruaja e parë nga vendi i saj që iu fut garës në një ndeshje zyrtare të boksit, thotë se ajo e ka anuluar kthimin e saj nga Franca pas lëshimit të një urdhër arresti për të.

Sadaf Khadem mundi boksieren franceze Anne Chauvin në një ndeshje amatore të shtunën.

Ajo kishte planifikuar të fluturojë në Teheran me trajnerin e saj këtë javë.

Sipas BBC Khadem beson se ajo ishte akuzuar për shkelje të kodit të veshjes së detyrueshme të Iranit, duke boksuar në një jelek dhe pantallona të shkurtra.

Zyrtarët iranianë deri më tani nuk kanë konfirmuar ekzistencën e një urdhër-arresti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë