Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iranianë pro qeverisë shajnë SHBA-në (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 23.09.2022 20:29

Mijëra Iranianë hedhën  fajin te Amerika për trazirat e fundit në shtetin e tyre.

Sipas tyre, krejt cfarë po ndodh është luftimi i fesë dhe republikës islamike nga mercenarë të shteteve të bashkuara.

Shpërthimi i iranianëve nëpër rrugë të Teheranit ndodhi në mesditë, pas faljes së namazit të xhumasë.

” Kjo tregon se populli mbështet sistemin në pushtet dhe liderin e tij suprem, dhe ofendime dhe zhurma të tilla të vogla nuk mund t’i bëjnë asnjë dëm këtij  sistemi”  tha Mohammad Mirmohammadi, banor i Teheranit.

Të paktën 11 persona u vranë ditëve të kaluara gjatë demonstratave të nxitura nga vrasja e 22 vjecares Massa Amini, për të cilën u tha se e mbyti qeveria, me pretekstin se nuk respektoi rregullat për vënien e hixhabit.

Mbështetësit e vajzës së ndjerë por as ajo vetë, nuk u mbështet nga gra me mbulesë, të cilat, po ashtu, kërkuan zhdukjen e Amerikës e Izraelit

“Protestuesit dhe rebelët që dolën në rrugë nuk janë njerëz të zakonshëm. Ata janë grupe të trajnuara që kanë hyrë në vendin tonë për të shkatërruar sistemin qeverisës. deklaroi Fatemeh Balaee, banore në Teheran.

Demonstruesit proqeveritarë thanë se nuk do të ndalen së mbështeturi vendin e tyre nga sfidat amerikano-izraelite, sa erë që ka nevojë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.