Irani thotë se depoja e naftës Shahran është cak i sulmeve izraelite NULL NULL 14.06.2025 23:56 14.06.2025 23:56 Një sulm izraelit shënjestroi depon e naftës Shahran të Iranit dhe një rezervuar karburanti, por situata është “nën kontroll”, sipas medias shtetërore iraniane, e cila ka cituar ministrinë e naftës së vendit. Depoja e naftës Shahran ndodhet në veriperëndim të Teheranit, ndërsa rezervuari ndodhet në jug të Teheranit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Sipas raporteve fillestare, nivelet e karburantit në të dy rezervuarët nuk ishin të larta dhe situata është plotësisht nën kontroll”, raportoi media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.