14:04, 15 Maj 2019

Irani është tërhequr nga disa angazhime nga marrëveshja për armët bërthamore e arritur në 2015 bashkë me fuqitë botërore.

Kjo ka rrjedhur pas një urdhri të Këshillit të Sigurisë Kombëtare si pasojë e ngritjes së tensioneve me SHBA në gji, raportojnë mediat iraniane, transmeton Klan Kosova.

“Ndalimi i programeve lidhet me pëlqimin për maksimumin e prodhimit të uraniumit të pasuruar”, ka thënë një zyrtar i paidentifikuar nga Agjencia e Energjisë Atomike, duke shtuar se hollësitë e mëtejshme do të shpallen më vonë.

Ai ka këmbëngulur se këto ndryshime nuk përbëjnë shkelje të marrëveshjes bërthamore të JCPOA.

Teherani ka njoftuar për vendimin e vet javën e kaluar duke i dhënë fuqive botërore 60 ditë për të zgjidhur çështjen me SHBA-në.

Konkurs Pune

Lexo më shumë