Lajmet e fundit

Irani ka bërë të ditur se do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë, pasi presidenti Donald Trump hodhi poshtë propozimin për rihapjen e ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda shtatë ditësh.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Trump e ka refuzuar propozimin, ndërsa e akuzoi presidentin amerikan për deklarata kontradiktore.
Trump deklaroi më herët se propozimi i Teheranit nuk ishte i pranueshëm, duke thënë se Irani kërkon një marrëveshje për hapjen e menjëhershme të ngushticës, pasi, sipas tij, po pëson humbje të mëdha, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Araghchi tha se një marrëveshje mund të arrihet nëse plotësohen kushtet e nevojshme mes dy vendeve.
Sipas tij, kushtet për hapjen e ngushticës janë ato që ishin përfshirë në një memorandum mirëkuptimi mes ShBA-së dhe Iranit të nënshkruar në qershor.
Irani ka thënë se çështja e rihapjes së ngushticës dhe përfundimit të armiqësive është diskutuar gjatë negociatave në Nju Jork.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të energjisë në botë, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz.
“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, tha Trump, duke shtuar se ShBA-ja tashmë ka “kontroll të plotë” mbi ngushticën.