15:45, 25 Maj 2019

Irani është i përgatitur të përdor “armë sekrete” kundër luftanijeve amerikane, tha një zyrtar ushtarak në Teheran, pasi Pentagoni dërgoi tre shkatërrues në Gjirin Persik mes një valë tensionesh në rritje midis dy shteteve.

Gjenerali, Morteza Qorbani, një këshilltar i komandës ushtarake të Iranit, paralajmëroi se nëse Uashingtoni “do të kryejë marrëzinë më të vogël”, ne do t’i dërgojmë këto anije në fund të detit së bashku me ekuipazhin dhe aeroplanët e tyre”, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.

Irani, premtoi ai, do ta bënte këtë “duke përdorur dy raketa ose dy armë të reja sekrete”. Ai nuk specifikoi se për çfarë lloj “armësh sekrete” bëhet fjalë.

SHBA më parë dislokuan tre shkatërrues të raketave, USS McFaul, USS Gonzalez, USS Mason, në Gjirin Persik, me luftanije të fundit që kaluan në Ngushticën e Hormuzit këtë javë. Ndërsa, gjithçka është përkeqësuar edhe më shumë kur Pentagonin njoftoi sot për planet që t’i dërgojnë rreth 1 mijë e 500 trupa shtesë në Irak, që kufizohet me Iranin.

Megjithëse gjenerali Qorbani nuk dha detaje për armët që përmendi, në muajt e fundit Irani ka proklamuar anijet dhe nëndetëset më të reja.

Në shkurt, Teherani zbuloi dhe testoi me sukses raketën e re të lundrimit me rreze të gjatë Hoveizeh, që thuhet se ka një distancë prej mbi 1 mijë e 350 kilometra.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë