Irani paralajmëron se çdo ndërhyrje nga palë të treta do të shkaktojë reagim të menjëhershëm NULL NULL 19.06.2025 18:21 19.06.2025 18:21 Irani ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj çdo “pale të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke paralajmëruar për një “reagim të menjëhershëm”. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit publikoi një deklaratë të enjten pasdite, duke njoftuar se “përballja me armikun do të vazhdojë, derisa të paguhet kompensimi”. Ndërsa konflikti mes Iranit dhe Izraelit po zgjat tashmë prej një jave, këshilli deklaroi se Irani ka plane të përgatitura për skenarë të ndryshëm. Pa përmendur SHBA-në apo ndonjë vend tjetër, këshilli tha se “në rast të ndërhyrjes së një pale të tretë në këtë agresion, ata do të përballen menjëherë sipas një plani të caktuar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Presidenti amerikan Donald Trump, dje bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konflikt, por ka tha se ende nuk ka marrë një vendim. Ai ka shqyrtuar planet për sulm, por po pret të shohë nëse Teherani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor, tha për CNN një person burim i njohur me çështjen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri tre shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale 3 minuta më parë
Kosova Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013 27 minuta më parë