Irani paralajmëron luftë të përgjithshme nëse sulmohet NULL NULL 19.09.2019 16:59 19.09.2019 16:59 Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, paralajmëroi se çdo sulm ushtarak amerikan ose saudit në Iran do të rezultojë me një “luftë të përgjithshme”. Zarif e bëri deklaratën në një intervistë për rrjetin televiziv CNN. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti sulmin e fundit të telekomanduar mbi objektet e naftës saudite një “akt lufte”. SHBA-ja akuzon Iranin se qëndron pas sulmit, por Teherani e mohon. Përgjegjësinë për sulmin e së shtunës u morën rebelët Huthi nga Jemeni, duke deklaruar se ata e bënë këtë, për shkak të një ndërhyrje shumë-vjeçare saudite në Jemen që la dhjetëra mijëra të vdekur. Sidoqoftë, disa ekspertë i kanë thënë Associated Press se raketat e përdorura në sulm nuk kishin varg të mjaftueshëm për të arritur objektivat e synuara nga Jemeni./REL/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 3 minuta më parë
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 21 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 24 minuta më parë