Irani nis hetim për vdekjen e Soleimanit – ndër 36 të dyshuarit edhe Trumpi NULL NULL 29.06.2020 16:59 29.06.2020 16:59 Irani ka nisur sot një hetim mbi 36 të dyshuarit, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen amerikane të komandantit iranian Qasem Soleimani në fillim të janarit në Irak, sipas mediave lokale. Të dyshuarit përfshijnë politikanë dhe ushtarë të SHBA dhe shteteve të tjera, të cilët identifikohen se kanë një rol në kryerjen e sulmit kundër Soleimani, agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA citoi Prokurorin e Përgjithshëm të Teheranit, Ali Alghasi-Mehr, shkruan Anadolu. “Në krye të listës është Presidenti i SHBA Donald Trump. Edhe nëse skadon mandati i tij, hetimi ndaj tij do të vazhdojë “, tha Alghasi-Mehr. Soleimani u vra së bashku me Abu Mahdi Al-Muhandis, udhëheqësin e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi) në një sulm ajror me avionë amerikanë në Bagdad më 3 janar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 2 minuta më parë
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 21 minuta më parë