Irani mohon të ketë rrëzuar aeroplanin ukrainas - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani mohon të ketë rrëzuar aeroplanin ukrainas

NULL NULL
09/01/2020

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, në një deklaratë të dhënë për televizionin shtetëror, ka mohuar se aeroplani ukrainas që u rrëzua pranë Tehranit është goditur nga ndonjë raketë.

Ndërsa shtetet perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja dyshojnë se aeroplani ku vdiqën 176 persona është qëlluar nga një raketë iraniane, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Të gjitha këto raportime janë një luftë psikologjike kundër Iranit  … të gjitha shtetet, qytetarët e të cilave ndodheshin në aeroplan mund të dërgojnë përfaqësues dhe ne i bëjmë thirrje Boeing-ut që ta dërgojë përfaqësuesin e saj për t’u bashkuar në procesin e hetimit të kutisë së zezë”, ka thënë zëdhënësi iranian, Ali Rabiei.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Mediat amerikane: Aeroplani ukrainas ku vdiqen 176 persona u rrëzua nga një raketë Iraniane

klankosova.tv