Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani i pavendosur për rifillimin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

NULL NULL
14.06.2025 14:52
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Irani thotë se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë në negociatat bërthamore me SHBA-në në Oman të dielën, për shkak të sulmeve të Izraelit.

Teherani thotë se sulmet izraelite u kryen me miratimin e Uashingtonit dhe për këtë arsye i bëjnë negociatat me SHBA-në “të pakuptimta”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmail Baqai, i tha televizionit shtetëror të shtunën se një vendim përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen në raundin e gjashtë të planifikuar të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit mbetet i paqartë.

Të premten, Baqai deklaroi se nuk kishte “kuptim” të vazhdonin bisedimet pas sulmeve izraelite, të cilat vranë shumë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.