Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin në spitalin Soroka

NULL NULL
19.06.2025 16:49

Misioni i Iranit në OKB përmes një postimi në X ka thënë se hedhin poshtë kategorikisht pretendimet e Izraelit për shënjestrimin e spitalit Soroka.

Në njoftim thuhet se sulmet e Iranit janë të sakta dhe kanë në shënjestër vetëm “objektet e përfshira drejtpërdrejt në sulmet e Izraelit ndaj Iranit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se vala e shpërthimit e Iranit që kishte në shënjestër një bazë komande ushtarake izraelite shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në spital.

Izraeli ka akuzuar Iranin për shënjestrimin e spitalit, ku zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit tha se sulmi i Iranit ishte “i qëllimshëm” dhe “kriminal”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.