Irani dhe Arabia Saudite pajtohen pas ndërmjetësimit të Kinës NULL NULL 10.03.2023 14:15 10.03.2023 14:15 Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar të premten që t’i rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe t’i rihapin ambasadat pas disa vitesh tensione midis dy shteteve. Kjo marrëveshje u arrit në Pekin këtë javë në kuadër të Kongresit Kombëtar të Popullit, dhe paraqet një fitore madhore diplomatike për kinezët teksa shtetet e Gulfit e perceptojnë largimin gradual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pjesa më e gjerë e Lindjes së Mesme. Një lajm i tillë po ashtu po vjen në një kohë kur diplomatët po tentojnë që t’i japin fund një lufte një Jemen, një konfliki në të cilin janë të përfshirë thellësisht Irani dhe Arabia Saudite. Të dyja shtetet e kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët me Kinën në kuadër të marrëveshjes, që duket ta ketë ndwrmjetwsuar këtë marrëveshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sot mbahet vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, merr pjesë Përparim Rama me bashkëshorten 01/10/2023