Iraku e ndalon konsumimin e alkoolit NULL NULL 06.03.2023 10:01 06.03.2023 10:01 Iraku ka nisur zbatimin e ligjit që u miratua muajin e kaluar nga kuvendi i këtij vendi e që ndalon konsumimin e alkoolit. Të shtunën doganierët irakianë morën urdhra që të nisin zbatimin e ligjit, pavarësisht kundërshtimeve/ Por, kjo po kundërshtohet nga një grup deputetësh krishterë, të cilët e dërguan ligjin në gjykatë duke e konsideruar jodemokratike, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv Konsumimi i alkoolit në ambientet publike është i ndaluar në Irak, ku shumica e popullsisë janë të besimit mysliman, por alkooli mund të blihet në dyqane të posaçme dhe lokale të licencuara. Ligji ishte miratuar fillimisht në vitin 2016-të, por hyri në fuqi vetëm në shkurt, pasi u botua në fletoren zyrtare. Sipas tij, ndalohet shitja, importi dhe prodhimi i alkoolit. Ata që shkelin ligjin do të dënohen me 25 milionë dinarë irakianë, ose 16 mijë euro. Deputetët e krishterë, anëtarë të Lëvizjes Babilonase, thonë se ligji është antikushtetues sepse nuk njeh të drejtat e pakicave dhe kufizon liritë e tyre. Gjithashtu, sipas tyre ligji bie ndesh me një tjetër dekret qeveritar, sipas të cilit aplikohet një taksë 200 për qind e vlerës mbi pijet alkoolike të importuara nga jashtë/ Klankosova.tv
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months