IPK-ja krijon ekip hetues për veprimet e djeshme policore në veri NULL NULL 27.05.2023 17:50 27.05.2023 17:50 Zveçan Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka krijuar një ekip të përbashkët (inspektor/hetues) për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në tre komunat veriore të vendit (Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok). Vendimin për krijimin e këtij ekipi, IPK-ja thotë se ka bazuar në mandatin ligjor sipas detyrës zyrtare dhe në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme. “Qëllimi i punës së këtij ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore”, thotë IPK-ja në një njoftim për media. IPK-ja siguron se “varësisht nga gjetjet e punës së këtij Ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, do të adresojë çështjet e ngritura”. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, njësitet policore kanë asistuar tre kryetarët e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, që të hyjnë në zyrtar e tyre, pasi të njëjtat ishin bllokuar nga qytetarë serbë. Për të arritur këtë, policia u desh të intervenojë në disa raste, veçanërisht në Zveçan, ku pati hedhje të gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat. Veprimet i kritikoi bashkësia ndërkombëtare, duke kërkuar nga Qeveria tërheqjen e menjëhershme nga këto tentativa. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë