iPhone i merr përdoruesit Android - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

iPhone i merr përdoruesit Android

NULL NULL
08/05/2015
Kalimet mes këtyre dy kompanive nuk janë të shpesha, ndaj për Apple është i rëndësishëm ky numër përdoruesish.

Apple po arrrin t’i bindë përdoruesit e pajisjeve Android në Evropë që të kalojnë në iPhone.

Sipas të dhënave nga Kantar WorldPanel  në tremujorin e parë të 2015, rreth 33% e atyre që kanë blerë iPhone, më parë kanë përdorur pajisje Android.

Tim Cook, drejtor ekzekutiv i Apple tha se në këtë ka ndikuar paraqitja e iPhone 6.

Për më shumë Apple ka bërë të mundshëm transferin e fajllave në IOS si dhe ka rritur gamën e produkteve të shkëmbyeshmë me iPhone.

Rol këtu ka pasur edhe rritja e dimensioneve të ekraneve në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.