iOS 8 dominon tek pajisjet Apple - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

iOS 8 dominon tek pajisjet Apple

NULL NULL
07/08/2015
Shumica dërrmuesve e pajisjeve Apple operojnë me versionin e fundit të softuerit iOS, gjë që tregon pë prirjen e përdoruesve për të ecur me teknologjinë.

Sipas shifrave më të fundit të listuar tek uebsajti i Apple-it, gati 85% e pajisjeve iOS operojnë me sistemin iOS 8. Sipas statistikave, iOS 7 është i instaluar akoma tek rreth 13% e pajisjeve, ndërsa versionet më të vjetra të sistemit iOS zënë vetëm 2%.

Ritmi me të cilin po adoptohet iOS 8 është shumë larg atij të iOS 7. Kujtojmë për shembull në maj të vitit 2014, ku iOS 7 qe instaluar në 90% iPhone dhe 85% iPad. Ndërsa tani jemi në muajin gusht dhe iOS 8 është instaluar vetëm tek 85% e pajisjeve.

Megjithatë, për t’u treguar të drejtë, iOS 8 nuk solli ndonjë ndryshim të madh krahasuar me iOS 7, i cili solli një dizajn krejtësisht të ri për iOS, duke u dhënë përdoruesve një arsye madhore për të përditësuar pajisjet e tyre.

iOS 9 nuk do të ketë ndryshime shumë të mëdha tek ndërfaqja, megjithatë do të vijë me disa ndryshime të rëndësishme, si një ndërfaqe e re për asistentin virtual Siri, një mjet të ri kërkimi etj, prandaj po presim me padurim të shohim se sa shpejt do të adoptohet iOS 9.