Inzaghi i përgatitur për Romën NULL NULL 09.05.2015 10:37 09.05.2015 10:37 Milanezët presin Romakët, në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A, me të vetmin qëllim, fitoren. Milan dhe Roma ndeshen këtë fundjavë në Serie A. Filipo Inzaghi, trajner i Milan, shprehet i bindur në përgatitjen e ekipit. “Ne duhet të jemi kompakt, ata e kanë mesfushën më të fortë në Itali. Ne do të luajmë si në ndeshjen e parë. E kam përgatitur skuadrën dhe do të ishte e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë”, tha Inzaghi. Pipo, është pyetur edhe për fatin e tij, pas rezultateve laramane në timonin e “Rossonerëve”, por ka zgjedhur të flaës për ndjenjën e të qenurit në Milan, në vend të një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Të jesh trajner i Milanit dhe te veshësh këtë fanellë është privilegj. Unë ende kam edhe një vjet kontratë dhe do të jap më të mirën që ta ngriti ekipin”, shtoi tekniku. Milan gjendet në pozitën e 11-të, në Serie A me 43 pikë dhe as këtë stinor nuk ka qenë as afër nivelit të pritur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.