Investohen 82.5 milionë euro në patundshmëri NULL NULL 12/08/2015 12/08/2015 Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje në këtë periudhë të vitit në krahasim me të njëtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë investimet kanë arritur vlerën deri në 158 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kanë qenë 29 milionë euro. Por, sipas të dhënave zyrtare, patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitete tjera biznesore vlerësohen si sektorët me vlerën më të madhe të investimeve. Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për “Zërin” se 82.5 milionë euro është vlera e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, duke u pasuar nga shërbimet financiare më 37.8 milionë euro, ndërsa sektori me më pak investime mbetet ai i bujqësisë me 0,3 për qind. Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022