Inva Mula, koncert në Butrint NULL NULL 02.05.2015 16:55 02.05.2015 16:55 “Dita e Europës” më 9 maj do të kremtohet përmes një koncerti madhështor, që do të zhvillohet në Butrint, Sarandë. Me pjesëmarrjen e sopranos së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ky koncert pritet të përcjellë një atmosferë të veçantë në “Ditën e Europës”. Të pranishëm në këtë koncert do të jenë edhe personalitete të larta të politikës, diplomacisë, artit dhe medias.Kjo u bë e ditur sot në Sarandë nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri,Romana Vllahutin gjatë një takimi me kryetarin e Bashkësisë së Sarandës, Stefan Çipa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 14 orë më parë