9:00, 16 Maj 2019

Ne vazhdimisht jemi duke kërkuar për mënyra se si të bëjmë gjumë më të mirë.

Sigurisht se praktikojmë kujdesë në ushqim, dieta, konsum të ulët të kafesë e deri te shmangia e pajisjeve elektrike, vetëm që të bëjmë gjumë të mirë.

Por, siç duket, mënyra më e mirë dhe më e kënaqshme për të bërë gjumë kualitativ është seksi, transmeton Klan Kosova.

Sipas një studimi të ri të kryer në Universiteti Central Queensland ku u anketuan 800 meshkuj dhe femra për jetën e tyre seksuale, rezultatet tregojnë se seksi para gjumit e përmirëson kualitetin e përgjithshëm të gjumit.

Ata kanë zbuluar se për 59% të femrave dhe 68% të meshkujve, një seks i shpejtë para gjumit u ndihmon të flenë më mirë. Por, fatkeqësisht, nuk kryen punë çfarëdo lloj seksi!

Përjetimi i orgazmës ka qenë i rëndësishëm për një natë të qetë për 68% të femrave dhe 74% të meshkujve.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë