Intertex e bën sefte në Suedi NULL NULL 05.05.2015 15:15 05.05.2015 15:15 Fabrika “Intertex”, ka nisur sot dërgesën e parë për eksport të 2 mijë e 500 mbulesave për makina në Suedi , eksport ky i cili realizohet për herë të parë pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve në këtë qytet. Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. ” Jam shumë e lumtur që po nisim dërgesën e parë për eksport në Suedi. Duket një hap i vogël, por një simbolikë e madhe për Gjakovën pasi ka filluar të eksportojë dhe njëherit shprehem se jam e sigurtë që me hapjen e parkut të biznesit do të zhvillojmë edhe kapacitete tjera” ka pohuar Kusari Lila, e cila për këtë i është adresuar që nga viti I kaluar Agjencionit Kosovar të Privatizimit, që të jep në shfrytëzim pronën e disa ish- ndërmarrjeve shoqërore. Të 2 mijë e 500 mbulesat do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, e cila edhe është investitore e kësaj fabrike në Gjakovë. E pas këtij kontigjenti, në javën tjetër pritet të eksportohen 2 mijë e 750 mbulesave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 3 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 9 orë më parë