Interistët e Kosovës takojnë Javier Zanettin NULL NULL 26.02.2020 08:21 26.02.2020 08:21 Një grup tifozësh të Interit nga Kosova kanë takuar legjendën e klubit zikaltër, Javier Zanettin, i cili nuk ngurroi ta vulosë nënshkrimin e tij në një veshje të Inter Club. Tifozëve kosovarë të “Inter Klub Kosova”, Alban Kurtishi me shokë e vizituan Bullgarinë javën e kaluar, për ta shikuar nga afër ndeshjen e parë të Interit me Ludogorets në fazën e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës. Përveç që e shijuan fitoren e “Nerazzurëve” ata morën edhe nënshkrimin nga fituesi i tripletës në vitin 2010. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.