Interi reagon ashpër pasi Lukaku mbeti jashtë ndeshjes ndaj Juventusit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi reagon ashpër pasi Lukaku mbeti jashtë ndeshjes ndaj Juventusit

NULL NULL
nga Andi Shabani 21.04.2023 18:21

Drejtuesit e Interit apeluan kartonin e kuq të Romelu Lukakut në ndeshjen ndaj Juventusit në gjysmëfinalëne parë të Kupës së Italisë.

Sulmuesi belg realizoj gol në minutat shtesë dhe më pas mori karton të kuq (i dyti i verdhë), pasi gjyqtari e cilësoi provokim festimin e tij përpara tifozëve të Juves.

Gjithsesi, Gjykata Sportive e Apelit vendosi të hidhte poshtë pretendimin e Interit, duke lënë në fushë kartonin e kuq të sulmuesit. Lukaku do të mungojë kështu në gjysmëfinalen e kthimit në “San Siro”.

Pas konfirmimit të pezullimit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare: “Interi shpreh pakënaqësinë e madhe për faktin që viktima është kthyer në fajtorin e vetëm”.