Interi me shijen e fitores në derbi kalon në finale të Ligës së Kampionëve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi me shijen e fitores në derbi kalon në finale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2023 22:51

Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe në gjysmëfinalen e dytë, Interi triumfoi ndaj kuqezinjve, me rezultat 1-0. Mjaftoi goli i Lautaro Martinezit, në minutën e 74’, që të vuloset fitorja.

Milani tentoi me disa raste në fillim të pjesës së parë, por që nuk arriti t’i konkretizonte.

Kështu Interi në finale do ta pret fituesin e ndeshjes Manchester City-Real Madrid, sfidë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 1-1, dhe nesër pritet të përcaktohet finalisti i dytë, në stadiumin “Etihad”.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll, më 10 qershor. /Klankosova.tv.

FT: Inter – Milan 1-0

90′ Interi fiton me rezultat 1-0.

74′ Interi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit, me golin e Lautaro Martinezit.

72′ Ndeshja është duke u zhvilluar me ritëm të lartë, por portat ende kanë mbetur të paprekura.

60′ Ka kaluar një orë lojë në Milano. Këtë ndeshje e nisi më mirë Milani me disa raste të mira të krijuara. Por lojën më pas e mori në dorë Interi, pasi është duke rrezikuar tani, dhe minutat duke kaluar, duket se po i afrohet finales së madhe.

46′ Ka filluar pjesa e dytë në “San Siro”, me dy ekipet që nuk kanë bërë ndonjë ndryshim nga pjesa e parë.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Interit dhe Milanit pa gola. Ishin kuqezinjtë që rrezikuan me disa raste, por pa arritur t’i konkretizojnë. Ndërkohë Interi rastin më të mirë e pati me Edin Dzekon.

40’ Edin Dzeko pati një mundësi ideale për të shënuar, por portieri i Milanit, Mike Maignan, ishte në vend.

30′ Ka kaluar gjysmë orë lojë në “San Siro”. Milani e nisi fuqishëm ndeshjen duke rrezikuar me dy-tri raste. Në anën tjetër kemi parë një lojë të qetë nga Interi, normalisht duke pasur parasysh rezultatin e takimit të parë.

25’ Në pesë minutat e fundit është duke u zhvilluar një përballje e fortë në mesfushë. Interi është duke luajtur kujdeshëm duke pasur parasysh rezultatin nga ndeshja e parë.

20′ 20 minuta kanë kaluar nga fillimi i ndeshjes. Ende rezultati vazhdon të jetë i njëjtë.

10’ Ndeshja ka filluar me ritëm të lartë me Milanin duke e sulmuar portën e Interit. Tri raste të mira i patën kuqezinjtë. Fillimisht Theo Hernandez, i cili provoi me një goditje të fuqishme. Olivier Giroud provoi më pas. Por rastin më të pastrin e pati Brahim Diaz, i cili goditi plogësht.

Image

1′ Ka nisur ndeshja në stadiumin “San Siro”.

Koreografit nga dy tifozeritë.

Image