Interi fiton pas një kohe të gjatë në Serie A NULL NULL 23.04.2023 14:40 23.04.2023 14:40 Interi ka shënuar fitore ndaj Empolit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 31-të në Serie A. Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se pati raste nga dy ekipet. Në pjesën e dytë Interi shënoi tre gola. Fillimisht Romelu Lukaku, realizoi gol në minutën e 48’. Lukaku edhe njëherë shënoi në minutën e 76’. Lautaro Martinez shënoi golin e fundit në minutën e 88′, dhe të vulosjes së fitores për Interin. Interi pas fitores kalon në vendin e pestë me 54 pikë, pas 31 ndeshjeve. /Klankosova.tv.