Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi e do Joveticin

NULL NULL
02.04.2015 07:34
Interi është duke bërë përpjekje për të huazuar sulmuesin e Manchester Cityt, Stevan Jovetic me të drejtë blerje të plotë.

Interi është vënë në kërkim të sulmuesit të Manchester Cityt, Stevan Jovetic, të cilin dëshiron ta marrë si huazim me të drejtë blerje të plotë.

Drejtuesit e skuadrës zikaltër, kanë mbajtur negociata me ata të Cityt gjatë muajve të kaluar dhe aktualisht janë duke u angazhuar që ky transferim të ndodhë, njofton Sky Sport Italia.

Mirëpo, çështja mund të ngecë për faktin se italianët e dëshirojnë fillimisht si huazim lojtarin, përkundër dëshirës së skuadrës angleze për ta shitur 25-vjeçarin.

Për lojtarin në fjalë, interesim kohë më parë kishte shprehur edhe Juventus.

Jovetic u transferua te Man City nga Fiorentina në verën e vitit 2013 për 22 milionë funte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.