Interi e do De Zerbin në vend të Inzaghit NULL NULL 21.03.2023 23:53 21.03.2023 23:53 Interi po konsideron shkarkimin e Simone Inzaghit në verë dhe një nga kandidatët e tyre për ta zëvendësuar atë është Roberto De Zerbin. Nerazzurrët kanë pësuar nëntë humbje në Serie A këtë sezon dhe janë larg liderëve të ligës Napoli, duke zhgënjyer drejtuesit e klubit dhe duke ngritur dyshime për punën e Inzaghit. Përpara verës, Interi po harton një listë me kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Inzaghin, duke marrë në konsideratë një sërë opsionesh interesante. Tuttosport raporton se Interi ka në listë; Antonio Conten, Vincenzo Italianon, De Zerbin dhe Thiago Mottan. 43-vjeçari De Zerbi ka tejkaluar pritshmëritë në Premier League me Brighton dhe ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh nëpër Evrop. Italiano ka treguar shenja pozitive gjatë kohës së tij me Fiorentinën, edhe nëse rezultatet kanë munguar pak. /Klankosova.tv.