Lajmet e fundit

Alessandro Romano është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Serie A, sidomos pas fresës që mori nga Roberto Mancini te përfaqësuesja e Italisë.
Mesfushori 20-vjeçar i Cagliarit ka tërhequr vëmendjen e Interit dhe Juventusit, të cilët po e monitorojnë nga afër pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera.
Romano iu bashkua Cagliarit nga Roma për rreth 5-6 milionë euro, ndërsa sipas Tuttosport, klubet e mëdha tashmë po përgatiten për një betejë të mundshme në merkaton e ardhshme.
Roma gjithashtu mund të përfitojë financiarisht: sipas Romanews, verdhekuqtë kanë një klauzolë prej 10% të fitimit nga një shitje e ardhshme e Romano nga Cagliari.