Lajmet e fundit

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka bërë të ditur nga Haga se zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë interesuar për pasurinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Mujku tha se Prokuroria po shqyrton se cilat janë në pronësi apo në emër të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, transmeton Klankosova.tv.
Ajo sqaroi se një procedurë e tillë, bazuar në praktikat e deritanishme të Dhomave të Specializuara, mund të lidhet me mundësinë e kompensimit të viktimave pas përfundimit të procesit gjyqësor
Në emisionin “Kosova Today”, Mujku ripotencoi se nuk ka vend për paragjykim, duke theksuar është thjesht një procedurë e rregullt që ndjek DhSK-ja.
“Duhet ta ripotencoj se këtu nuk ka vend për paragjykim, është thjesht një procedurë e rregullt që e ndjekin Dhomat e Specializuara që të jenë gati për një verdikt që mund të merret gjatë ditës së nesërme”, u shpreh Mujku.