Interesim i madh për Panairin e Veshjeve Tradicionale në Prizren (FOTO) NULL NULL 22.06.2019 12:31 22.06.2019 12:31 Ka filluar panairi njëditor i veshjeve tradicionale i cili po mbahet në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit. Përveç veshjeve shqiptare, në këtë panair mund të gjenden edhe veshje tradicionale turke dhe boshnjake, transmeton Klan Kosova. Sipas shoqatave që po marrin pjesë në këtë ngjarje, interesimi i qytetarëve në orët e para është i madh dhe ka vizitorë nga e gjithë Kosova. Hapja zyrtare me ceremoni pritet të bëhet në ora 14:00, e cila do të përcillet edhe me organizime të tjera siç është parakalimi i të rinjve me veshje kombëtare. Ky panair i organizuar nga Drejtoria për Turizëm në komunën e Prizrenit do të zgjatë vetëm një dit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë