Inter serioz për Touren - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inter serioz për Touren

NULL NULL
14/05/2015
Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka bërë me dije se klubi do të bëjë gjithçka që të blejë këtë verë lojtarin e Manchester City, Yaya Toure.

“Është e vërtetë, ne e dëshirojmë Touren dhe do të bëjmë gjithçka për ta sjellë atë këtu” ka thënë Thohir për La Gazzetta dello Sport.

Edhe trajneri i Interit, Roberto Mancini  e njeh lojtarin nga afër, pasi që të dy ishin pjesë e Cityt.

Toure ka kontratë deri në qershor të vitit 2017 me citizens.  Çmimi i tij pritet të sillet më pak se 33 milionë euro, shumë kjo për të cilën ai kaloi nga Barcelona te City në vitin 2010.