Inter publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Real Madridit

Inter publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Real Madridit

NULL NULL
1 month më parë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka publikuar listën e skuadrës së tij për ndeshjen e sotme kundër Real Madridit, dhe siç pritej, Alessandro Bastoni është në dispozicion për lojën.

Në ndeshjen kundër Sampdorias, Bastoni ishte pushuar nga Interi, pas kishte pësuar një lëndim të lehtë me Kombëtaren e Italisë.

Stefano Sensi do të jetë jashtë fushe, pas dëmtimit që e pësoi në gju, dhe mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mungojë mesfushori italian.

Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez pritet të fillojnë nga fillimi në sulm. /Klankosova.tv.

Lista e skuadrës së Interit për ndeshjen kundër Real Madridin:

Portierë: 1 Handanovic, 21 Cordaz, 97 Radu.

Mbrojtësit: de Vrij, Kolarov, Ranocchia, Dimarco, D’Ambrosio, Darmian,  Skriniar, Bastoni.

Mesfushorët: Dumfries, Gagliardini, Vecino, Perisic, Calhanoglu, Vidal, Barella, Brozovic.

Sulmuesit: Sanchez, Dzeko, Lautaro,  Correa.