Inter pas Xhakës e Jovetiqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inter pas Xhakës e Jovetiqit

NULL NULL
17/06/2015
Skuadra nga Milano po vazhdon me ndërtimin e projektit të ri. Tani në listën e të kërkuarve për transferim janë Grani Xhaka e Stevan Jovetiq.

Inter në kuadër të planit për të ndërtuar një skuadër me emra të mëdhenj është duke kërkuar transferimin edhe të Granit Xhakës e Stevan Jovetiqit.

Thuhet se trajneri Roberto Mancini e sheh Xhakën si qenësor për Interin, ndërsa për Jovetiqin mendohet se ka mundësi të mëdha që transferimi të realizohet.

Kjo pasi Jovetiq ka luajtur në Serie A në fanelën e Fiorentinës ndërsa tek ‘Citizens’ duket se nuk ka më vend për të.

Veç Xhakës e Jovetiqit, Inter është afër nënshkrimit edhe me mbrojtësin e Atetico Madrid, Joao Miranda, duke përforcuar njëkoësisht të gjitha repartet.