Inter merr vendim për Asllanin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inter merr vendim për Asllanin

NULL NULL
nga Shpend Spahija 07.02.2023 08:37

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Inter do ta shfrytëzojë të drejtën që ta blejë Kristjan Asllanin nga Empoli.

Mesfushori shqiptar u huazua në verën e vitit të kaluar tek ekipi i Simeone Inzaghi, ndërsa në verën e këtij viti do të paguhen 10-të milionë euro që të blihet përfundimisht kartoni i tij.

Kjo shifër mund të rritet në bazë të bonuseve të përfshira në marrëveshjen në mes të Interit dhe Empolit.