Inter fiton, Barca eliminohet nga Champions League NULL NULL 26.10.2022 20:54 26.10.2022 20:54 UEFA-Champions-League Barcelona është eliminuar nga Champions League pas fitores së Interit kundër Viktoria Plzen. Italianët fituan me rezultat 4:0. Për “Nerazzurrët” i pari realizoi Henrik Mkhitaryan, në minutën e 35-të. Autor i golit të dytë ishte sulmuesi tjetër Edin Dzeko, i cili shënoi në të 45-tën. I njëjti realizoi sërish në minutën e 66-të. E në të 87-tën Romelu Lukaku. Sonte me fillim prej orës 21:00 Barca luan kundër Bayernit. Edhe nëse fitojnë sonte “katalunasit” nuk do të kenë gjasa të vazhdojnë tutje. Ata renditen në vendin e tretë të grupit C me katër pikë, gjashtë pikë më pak se Interi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.