15:23, 8 Nëntor 2019

Sulmuesi që ka rënë jashtë favorit në Chelsea, Olivier Giroud, ka kapur vëmendjen e skuadrës italiane, Inter Milan.

Marrëveshja ekzistuese e 33 vjeçarit në Stamford Bridge pritet të skadojë gjatë verës së ardhshme dhe pas kësaj, ai do të mbetej një agjent i lirë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Giroud është i zhgënjyer me trajnerin Lampard për shkak të paraqitjeve të rralla; prandaj dëshiron të largohet nga ky klub.

Ndërsa Inter Milan ka vendosur që ta nënshkruajë futbollistin në fjalë kur të hapet sezoni i transferimeve.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë