17:21, 25 Gusht 2019

Një oficer policie në Hong Kong ka shtënë me armë zjarri gjatë protestave të dielën, duke shënuar kështu herën e parë që është përdorur arma e zjarrit që nga shpërthimi i protestave në qershor.

Disa fotografitë tregojnë poashtu disa oficerë të tjerë që kishin shënjestruar me armë protestuesit që i ndiqnin me shkopinj dhe shufra.

Policia gjithashtu për herë të parë vendosi topa uji kundër protestuesve më herët gjatë ditës.

Police clash with anti-extradition bill protesters after a protest

A water cannon is fired at protesters

Protestat filluan në rrethin Tsuen Wan të qytetit dhe që atëherë janë përhapur në rrethin e Tsim Sha Tsui.

Demonstratat u nxitën nga një projektligj ekstradimi, por që prej asaj kohe u shndërruan në protesta më të gjera antiqeveritare.

Zhvillimet e së dielës shënojnë një përshkallëzim serioz në trazira.

An anti-extradition bill protester throws a Molotov cocktail

Konkurs Pune

Lexo më shumë