9:47, 19 Nëntor 2019

Rreth 100-200 protestues kanë mbetur të barrikaduar brenda një universiteti në Hong Kong të rrethuar nga policia.

Kjo bllokadë po vazhdon për ditën e tretë.

Protestuesit brenda Universitetit Politeknik thuhet se nuk kanë furnizime.

Që nga java e kaluar protestuesit kanë qendruar brenda kampusit, fillimisht duke parandaluar policinë që t’i largojë.

Por policia atëherë tha që ata do të arrestoheshin për shkaktimin e trazirave, duke bërë që disa prej tyre të ngujohen nga frika.

Të dielën në mbrëmje, policia paralajmëroi protestuesit që kishin deri në orën 22:00 të largoheshin nga kampusi, duke thënë se mund të përdorin municion të gjallë nëse sulmet vazhdojnë.

Policia më vonë u zhvendos përreth kampusit, përderisa protestuesit hodhën kokteje molotovi dhe gurë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë