Inteligjenca gjermane e holandeze: Erdogan planifikoi vrasjen dhe rrëmbimin e dy kritikëve turq NULL NULL 17.04.2018 11:16 17.04.2018 11:16 Kabineti i fshehtë i Inteligjencës Kombëtare Turke, nën urdhërat e drejtëpërdrejtë të Presidentit turk Recep Tajyip Erdogan, ka planifikuar të vrasë një kritik kryesor në Gjermani dhe të ekzekutojë një plan për të rrëmbyer një kritik tjetër në Holandë. Kështu shkruan një artikull i publikuar në faqen zyrtare të një organizate mbrojtëse të demokracisë dhe sundimit të ligjit Stockholmcf, njofton Klan Kosova. Të dy personat, të cilët u vunë në shënjestër nga MIT për vrasje dhe skema të rrëmbimeve, janë të lidhur me Lëvizjen Gylen, kritiku më i hapur i regjimit të Erdoganit dhe që udhëhiqet nga studiuesi mysliman turk, Fethullah Gylen. Rasti në Holandë përfshinte drogimin dhe rrëmbimin e një kritiku ndaj një transportuesi që ishte destinuar për një port turk. Planet u zbuluan nga agjencitë e inteligjencës gjermane dhe holandeze, të cilat paralajmëruan njerëz të cilët ishin në shënjestër në këto komplote pasi operativët hoqën alarmin e vendosur nga agjencitë e inteligjencës për të monitoruar krahun e gjatë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Europë, njofton Klan Kosova. Më tej në këtë artikull theksohet se Kosova ishte shembulli i vetëm në Evropë që dëshmoi rrëmbimin e një doktori dhe pesë mësimdhënësish me bashkëpunim të fshehtë nga Shërbimi i Inteligjencës dhe Ministria e brendshme që e anashkaluan Zyrën e Kryeministrisë. Ky veprim nxiti një krizë politike në Kosovë, duke bërë që BE të dënonte rrëmbimet, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 12 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 22 minuta më parë