Inteligjenca britanike: Ushtria e Ukrainës ka kaluar vijën e parë të forcave ruse NULL NULL 10.06.2023 09:36 10.06.2023 09:36 Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se në 48 orët e fundit ka pasur operacione domethënëse të ndërmarra nga ushtria ukrainase në lindje dhe në jug. “Në disa zona, forcat ukrainase kanë bërë proges të dukshëm dhe kanë kaluar vijën e parë të mbrojtjes ruse. Në zona të tjera ka pasur pak progres”, thotë njoftimi i inteligjencës britanike. “Performanca ruse ka qenë e përzier: Disa njësi kanë kryer manovra të rëndësishme mbrojtëse derisa të tjera janë tërhequr pas, pas raportimeve se ka pasur humbje ndër forcat ruse”. Inteligjenca britanike përmend se forcat ajrore ruse kanë qenë aktive pazakonshëm në pjesën jugore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.