Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Intelektualët” fitojnë ndaj Prishtinës

NULL NULL
24.09.2023 17:08

Drita ka triumfuar ndaj Prishtinës, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Almir Ajzeraj, në minutën e 47’. Dy minuta më vonë Prapashtica e dyfishoi epërsinë e “Intelektualëve”.

Në fund të ndeshjes, Kastriot Selmani me një gol të bukur vulosi fitoren e ekipit gjilanas.

Drita pas fitores kalon në vendin e katërt me nëntë pikë, teksa Prishtina një pozitë më poshtë me po aq pikë. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.