Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë, ka adresuar mesazhe të drejtpërdrejta drejt Bashkimit Evropian sa i përket procesit të integrimit dhe pritshmërive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ndryshe nga shtetet anëtare ku Bashkimi Evropian shpesh merret si një realitet i mirëqenë, Shqipëria dhe rajoni mbeten thellësisht të përkushtuar ndaj këtij rrugëtimi.
Rama theksoi se pavarësisht debateve dhe mospajtimeve të brendshme politike të përditshme, vullneti i qytetarëve për anëtarësim në familjen evropiane mbetet i padiskutueshëm.
Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjëra po lëvizin dhe ka një zhvillim të dukshëm. Por njerëzit kanë edhe pyetje. Në vendet tuaja merret e mirëqenë BE-ja sikur të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin. Por për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës kemi rënë gjithnjë dakord dhe ne e dashurojmë Evropën”, tha Rama.
Më tej, kryeministri shqiptar lëshoi një paralajmërim të qartë për institucionet e bllokut evropian, duke kërkuar që rajoni të mos lihet pas dore, pasi një skenar i tillë do të godiste vetë themelet e sigurisë dhe stabilitetit të BE-së.
Ndiqni kronikën: