Lajmet e fundit

Gjatë vizitës në Prishtinë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, u pyet për një çështje kritike: kur do të procedojë BE-ja me aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok?
Ekspertët e fushës së Integrimeve Evropiane, thonë se kjo deklaratë ishte befasi, raporton Klan Kosova.
Nga 27 shtete anëtare që ka për momentin BE-ja, janë pesë prej tyre që nuk e njohin Kosovën, shtet të pavarur.
Kurse drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti thotë se në situatën e tanishme të ngecjes së plotë në procesin e integrimit, kërkohet nisja e strategjisë së re në raport me Brukselin.
Më 15 e 16 tetor, liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare mbajnë Diskutimin Strategjik - me Zgjerimin, si njëra prej temave kyçe të Mega-Samitit.