Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën NULL NULL 13.03.2023 11:49 13.03.2023 11:49 Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Kjo u tha sot në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI). Në diskutimin për “një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva”, u kërkua nga niveli lokal zbatim më të madh të akteve ligjore dhe nënligjore. Drejtori i KLGI, Valmir Gashi tha se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal. Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months