Lajmet e fundit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, sot nga ora 13:30 bëhet hapja e ekspozitës: “Rezistenca në Kosovë 1980-1999 përmes Shtypit të Fshehtë”.
Ekspozita sjell para publikut një pjesë të rëndësishme të rezistencës kombëtare, të dokumentuar përmes shtypit të fshehtë që luajti rol të veçantë në përhapjen e idealit për liri.
Kjo ngjarje organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”./Klankosova.tv