Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime

NULL NULL
5 muaj më parë

Pas reshjeve të cilat kanë filluar mëngjesin e sotëm, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se në disa zona të Kosovës ka mundësi të vërshimeve të shpejta, përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu.

Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime”.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.