11:08, 12 Shkurt 2019

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar barometrin “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Sipas këtij hulumtimi të anketuarit mendojnë se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në luftimin e ekstremizmit, njofton Klan Kosova.

Poashtu të anketuarit ende i konsiderojnë të rrezikshëm personat që janë kthyer nga luftërat e Lindjes së Mesme.

Shumica e tyre mendojnë se ekstremizmi vjen nga politika.

Ndërsa Mimoza Hasani-Pllana, nga Ministria e Arsimit tha se ky institucion ka punuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Kemi punuar edhe me nxënës edhe me mësimdhënës për këtë çështje. Kemi pasur kujdes sepse kjo është tematikë e ndjeshme. Kemi marrë model nga shtetet fqinje”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë