Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut NULL NULL 05.07.2025 16:55 05.07.2025 16:55 Artistja Alketa Xhafa-Mripa ka bërë të ditur se pjesa e dytë e instalacionit të saj “Mendoj për Ty” është shfaqur në hapësirën publike të Strasburgut javën e kaluar. Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë. “Është një nder i madh të sjellim instalacionin e artit në Strasburg — një qytet që simbolizon të drejtat e njeriut dhe premtimin e drejtësisë”. “Është këtu që Evropa mblidhet për të mbështetur vlerat e saj dhe ku zërat e të mbijetuarve duhet të jenë të pamundur të injorohen”, ka thënë Xhafa-Mprip. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.